Java IV: Feronikeli – Llapi 0:0

Tetë pikë nga katër ndeshje, bilanc pozitiv dhe ende të pa mposhtur!


Podujevë, 13 shtator, 2017 – Dje, Feronikeli dhe Llapi kanë luajtur baras 0:0 në kryendeshjen e zhvilluar në “Rexhep Rexhepi” në Drenas që u ndoq nga rreth 1000 shikues. Ndeshja e cila u dominua nga Feronikeli, por edhe Llapi kishte rastet e veta me Namanin e Shabanin të cilët po të ishin më efikas, pjesa e parë do mbyllej me epërsi për Llapin.

Sidoqoftë, e vërteta mund të dhemb por siç u pretendua ‘zhagitje’ nga llapjanët nuk kishte, e as rasti i penalltisë i cili u komentua gjatë fare nuk ekzistonte.

Java IV:

Feronikeli – Llapi 0:0

Shikues: rreth 1000

Gjyqtarë: Gramoz Shala, Meriton Berisha, Visar Kelmendi, Labinot Fejzaj

Feronikeli: 1. Maloku – 19. Doshlaku, 6. Thaçi, 33. Prekazi, 8. Haliti – 4. Dabiqaj, 20. Maliqi, 10. Elshani, 11. Milicaj – 7. Hoti, 17. Lushtaku. Kryetrajner: Gani Sejdiu

Llapi: 13. Ademi – 3. Kadriu, 8. B.Emini, 5. Jashari, 14. Sinani – 6. Shabani, 7. Zhdrella(10. E. Zeqiri – 65′) , 16. Namani /c/ – 11. Berbatovci, 17. Maksuti(45. V. Zeqiri – 86′), 19. Daku(18. Blakqori – 73′). Kryetrajner: Tahir Batatina.


Komenti:

Ashtu siç i kishte hije epiteti i derbit ashtu edhe i takoi. Ndeshja e javës së katërt në Vala Superligë mes Feronikelit dhe Llapit prodhoj ndeshje të mirë, raste të mira shënimi por jo edhe gola. Llapi jo që luajti taktikisht mirë, por nuk i lejoj shumë hapësirë Feronikelit të rrezikonte, ani pse dominimi dhe posedimi i topit ishte në anën e tyre.

Pjesa e parë ishte shumë e mirë sidomos për Llapin që krejt në fund ka mundur të shkonte në pushim me dy gola avantazh, në qoftë se Shabani e Namani do ishin më të përqendruar në goditjet e tyre drejt portës.


Pjesa e dytë nis me ritëm më të shpejtë. Feronikeli mban topin, por Llapi tregohet i rrëzikshëm përmes kundërsulmeve. Rastin më të mirë për Llapin në këtë pjesë lojë e pati Bërbatovci i cili dështoj të shtyente topin në rrjetë, pas harkimit nga Zhdrella i cili paraprakisht kaloj ‘pa i parë’ dy, tre futbollistë të Feronikelit.

Minutat e fundit ishin dramë, por jo edhe të zhagitjes që pretendonin vendasit por të ritmit të lojës që po zhvillohej në fushë. Minuta e 89-të sjell rastin më diskutabil të ndeshjes, ku gjyqtari Gramoz Shala akordon penallti për Feronikelin të cilin me plotë të drejtë më pas e anulon. Penallti nuk kishte, penalltia as që ekzistonte!!! Hoti aktron në zonë dhe mendon që do fitoj penallti pa e prekur fare, ku shkakton faull në Jasharin, ku ai u desht të ndëshkohej me të kuq për stimulim.

Deklaruan:

Gani Sejdiu, kryetrajner i Feronikelit: “Penalltia? E rëndë psikologjikisht për skuadrën kur gjyqtari e ndryshon vendimin për të anuluar penalltinë në fund të ndeshjes. Unë s’jam kompetent për të vlerësuar gjyqtarin. S’mund të flas më shumë. Ne e dominuam ndeshjen dhe nuk ia dhamë asnjë rast të vetëm kundërshtarit. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës sime. E meta e vetme ishte fakti që nuk shënuam gol. Luajtëm me kujdes të shtuar prapa, por na mungoi finalizimi përpara. Titulli kampion? Skuadra ka karakterin e duhur. Do të mundohemi të marrim sa më shumë pikë deri në fund të vjeshtës dhe më pas të intervenojmë për të marrë disa elementë që i mungojnë ekipit”, deklaroi pas ndeshjes Sejdiu.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: “E pash situatën dhe lojën, andaj luajta në këtë mënyrë faktikisht. Skuadra iu përmbajt rregullave, bëri një lojë të mençur dhe të fortë, për të dalë e pamposhtur. Jemi dy skuadra lidere, të forta, andaj ishte ngarkesë psikologjike, por ia dolëm mirë. Duhet ta dinë skuadrat e Vala Superligës që Llapi luan futboll moti. Me këtë mbrojtje, nuk na shënon gol asnjë ekip. Zhdrella? E zëvendësova sepse më duhej dikush më i freskët. Ishin zgjedhje taktike, po ashtu edhe lënia në bankinë e Begollit dhe Blakçorit. Zhdrellës i duhet të pushojë. Ai është lojtari më i mirë në Kosovë”, përfundoi Batatina.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *