Java III: Llapi – Gjilani 1:1

Ndahen pikët në Podujevë, tjerat gjëra mbeten për tu diskutuar!

Podujevë, 8 shtator, 2017 – Llapi dhe Gjilani kanë ndarë pikët në ndeshjen e tensionuar dhe me shumë ndërhyrje e cila u zhvillua në prani të 500 shikuesve. As ndërhyrjet e rrezikshme të mysafirëve që rrallë herë sanksionoheshin me karton të verdhë, e as referimi skandaloz nuk arritën ta mposhtin lojën e mirë të vendësve, por rezultati megjithëse u barazua (1:1).

Pas një pjese të parë pa gola dhe me pak raste për shënim, e dyta nisi në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk kaluan as 60 sekonda nga starti i pjesës së dytë kur Miran Maksuti zhbllokoi shifrat për 1:0. Më pas iniciativa ishte e tëra e Llapit duke poseduar më shumë topin dhe duke pasur më shumë depërtime në zonën gjilanase. Një penallti e pastër e pa akorduar për Llapin ku u pengua në zonë Mirlind Daku nga një futbollist i Gjilanit (i fundit për karton të kuq) e prishi tërë rrjedhën e ndeshjes. Më pas Gjilani barazoi rezultatin përmes Betim Haxhimusës në minutën e 71-të.

Java III:

Llapi – Gjilani 1:1 (0:0)

Golat: Miran Maksuti(Llapi) 46′ & Betim Haxhimusa(Gjilani) 71′

Shikues: mbi 500

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Driton Preniqi, Fatmir Abrashi, Labinot Fejzaj

Llapi: Ademi, Jashari, Sinani(Berbatovci), Blakqori,  B. Emini, Namani, E. Zeqiri(V. Zeqiri), Zhdrella, L. Emini, Begolli(Daku), Maksuti. Kryetrajner: Tahir Batatina

Gjilani: Kaçiu, Papuqi, Bekteshi, Hyseni, Thaqi, D. Mustafa, Shaqiri, Haxhimusa, Karahoda, Eminhaziri, Rusi. Kryetrajner: Arbnor Morina

Komenti:

Pas dy fitoreve radhazi në startin e kampionatit, sot skuadra e Llapit ka barazuar me atë të Gjilanit me rezultat 1:1. Pas një pjese të parë pothuajse të barabartë, me shumë ndërhyrje dhe pa gola e dyta filloi ashtu si më së miri për Llapin që kaloi në epërsi me golin e Miran Maksutit.

Pas golit të shënuar, iniciativa përsëri ishte në anën e vëndasve, por një penallti e pa akorduar për Llapin në ndërhyrje të Mirlind Dakut, ekipi dukshëm ra nga loja ku edhe pësoi golin e barazimit nga Betim Haxhimusa në minutën e 71-të.

Edhe në këtë pjesë lojë vazhduan ndërhyrjet e palejueshme nga mysafirët që mund të ishin me fatalitet për futbollistët tanë, por që shumë pak ndëshkoheshin me karton të verdhë.

Deri në fund, Llapi u mundua të shënoj golin e dytë dhe ta rikthej epërsinë por ishte e pamundur sepse zhagitja e lojës nga Gjilani dhe mos sanksionimet nga gjyqtari, rezultuan me barazim 1:1.

Presim reflektim real nga mediat që të shohin raportin nga ndeshja e sotme e zhvilluar në Podujevë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *