Java III: Llapi – Gjilani

Fitorja mëse e nevojshme për të vazhduar serinë pozitive të fitoreve!

Podujevë, 7 shtator, 2017 – Të premtën më 8 shtator nga ora 16:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në kuadër të javës së tretë takohen Llapi dhe Gjilani. Përveç favorit si vendas, tre pikë nga ky takim janë mëse të nevojshme.

Vetë fakti se përballen dy skuadrat me bilancin më të mirë nga dy ndeshjet e para na bënë që të presim ndeshje të fortë, të rivalizuar dhe me shumë gola, ku padyshim që presim fitoren e Llapit.

Në këtë ndeshje pritet të mos kemi mungesa, pasi ka stërvitur me skuadrën edhe Leart Emini që mungoi në ndeshjen me Vllazninë e Pozheranit dhe Mentor Zhdrella që ishte me grip.

Java III:

Llapi – Gjilani

E premte, 8 shtator – ora 16:30

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Driton Preniqi, Fatmir Abrashi, Labinot Fejzaj

Drejtpërdrejt në Supersport Kosova

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *