Mirlind Daku dhe Kushtrim Shabani grumbullohen në Përfaqësuesen e Kosovës U21

Dy futbollistët e Llapit, Mirlind Daku dhe Kushtrim Shabani pas ftesës janë grumbulluar me Përfaqësuesën e Kosovës U21.

Podujevë, 29 gusht, 2017 – Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka mbajtur grumbullimin e parë në prag të ndeshjeve kualifikuese për Evropianin 2019, kundër Norvegjisë, më 1 shtator në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, përkatësisht kundër Gjermanisë, më 5 shtator në Osnabruck.

Në grumbullimin e Përfaqësueses, të pranishëm ishin edhe ‘top’ sulmuesi i klubit tonë, Mirlind Daku dhe mesfushori defanziv Kushtrim Shabani, të cilët zhvilluan seancën stërvitore me Përfaqësuesën.

Klubi i Llapit ju uron suksese të dy futbollistëve tanë në kampanjën e Përfaqësueses së Kosovës U21 me shpresë që paraqitjet e tyre të vlerësohen lartë nga adhuruesit e futbollit kosovar e më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *