Zhdrella: Privilegj të luash për Llapin(VIDEO)

4 herë lojtari më i mirë në Kosovë, Mentor Zhdrella ka debutuar të shtunën me Llapin në fitoren minimale 1:0 të skuadrës së tij përballë Drenicës në “Zahir Pajaziti” në xhiron hapëse të Vala Superligës.

Zhdrella ishte ndër më të mirët, për 90 minuta sa qëndroi në fushë duke dhënë kështu shenja se është duke e kaluar lëndimin që e la të hendikepuar në edicionin e fundit me Feronikelin.

Në një intervistë për Tribuna Channel, ai shprehet i lumtur për debutimin duke thënë që ndihet i nderuar që mbron ngjyrat e klubit të qytetit.

“Po gjatë gjithë kësaj faze përgaditore, jemi përgaditë mjaft mirë dhe maksimalisht për kampionat. Dihet që lojët e para janë mjaft të vështira. Ishte një kohë jashtzakonisht e nxehtë dhe ishte problem. Drenica në pjesën e parë ishte më në nivel ndërsa në pjesën e dytë e morëm lojën dhe realizuam golin e fitores. Patëm mundësi të shënonim edhe golat tjera, por besoj që lojët tjera të jemi edhe më bindës.

“Po është nder dhe privilegj të luash për Llapin, është kënaqësi me luajt për vendin tënd dhe besoj që ambiciet e klubit që i ka, deri në fund kemi me i arritë”, përfundoi Zhdrella.

Xhiroja e parë e Superligës solli edhe spektaklin e Mentor Zhdrellës nën fanellën bardhekaltër të Llapit. Mesfushori shpreh ndjesitë e ndeshjes së parë dhe tregon dallimin mes llapjanëve dhe Feronikelit. @Tribuna Channel.

Opslået af Emisioni ARENA på 22. august 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *