KRONIKA: Vllaznia(P) – Llapi 0:1

Llapi konfirmon filllimin fantastik të kampionatit, duke shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para.

Gjilan, 25 gusht, 2017 – Llapi ka shënuar fitore përballë Vllaznisë së Pozheranit me rezultat 0:1. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan kaloj nën dominimin e skuadrës së Llapit, që prej shumë rasteve, konkretizoi vetëm një përmes Miran Maksutit për të rrëmbyer pozitën e parë, deri në zhvillimin e ndeshjeve tjera të xhirosë së dytë.

Java II:

Vllaznia Pozheran – Llapi 0:1 (0:0)

Golashënues: Miran Maksuti 87′

Shikues: rreth 150

Vllaznia: 1. Jasir Bajrami, 15. Erdin Hashani, 3. Alban Tusuni, 34. Albert Kaqiku, 20. Maliq Behluli, 19. Armend Kastrati, 17. Bergin Maliqi, 7. Alban Rexhepi, 27. Alban Shillova, 8. Fuad Karabegu, 4. Rron Statovci. Kryetrajner: Bekim Isufi

Llapi: 13. Afrim Ademi, 18. Ilir Blakqori, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 8. Benjamin Emini – 16. Hamdi Namani, 6. Kushtrim Shabani(10. Edon Zeqiri), 7. Mentor Zhdrella, 9. Gentrit Begolli(17. Miran Maksuti), 11. Florim Berbatovci(45. Valon Zeqiri), 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina

Llapi konfirmon filllimin fantastik të kampionatit, duke shënuar edhe fitoren e dytë në dy ndeshjet e para. Llapjanët mposhtën 1:0 Vllazninë e Pozheranit me golin e Miran Maksutit, duke i zhytur në krizë debutuesit. @Tribuna Channel.

Opslået af Emisioni ARENA på 25. august 2017

Komenti:

Vllaznia e Pozheranit nuk ka arritur të fitoj as në ndeshjen e dytë të Vala Superligës, pasi është mposhtur nga Llapi me rezultat 0:1.

Mjaftoi një gol në minutën e 87-të nga zëvendësuesi Miran Maksuti për t’i dhënë Llapit, tre pikët e reja dhe për ta vënë në pozitën e parë në tabelë deri sa të zhvillohen tjerat takime të xhirosë së dytë.

Pjesa e parë u mbyll 0:0, pa shumë raste serioze për shënim, ndërsa mundësinë më të mirë në këtë pjesë lojë e pati futbollisti i Llapit, Mirlind Daku që gjuajti në gërshërë, por intervenoi pa problem portieri i Vllaznisë, Jasir Bajrami.

Pjesa e dytë ishte më e mirë si për nga loja ashtu edhe për nga rastet. Rasti i parë i takoi Alban Rexhepit të Vllaznisë i cili dështoi ta shtynte topin në rrjetë përballë portierit Afrim Ademi.

Pas këtij rasti, Llapi mori iniciativën e ndeshjes dhe menjëherë në minutën e 56-të fitoi penallti, pasi u pengua në zonë futbollisti Gentrit Begolli. Përgjegjësinë e mori Mentor Zhdrella, i cili dështoi ta mposhte të disponuarin për lojë Jasir Bajramin, i cili priti penalltinë e tij.

Rastet për Llapin, vetëm sa vargoheshin. Mirlind Daku pati rast në minutën e 82-të, por u pengua në zonë ku u kërkua penallti, por i njëjtit mendim nuk ishte gjyqtari Besfort Kasumi.

Dhe goli i shumë pritur erdhi në minutën e 87-të. Pas një pasimi të bukur nga Valon Zeqiri, Miran Maksuti me një goditje precize mposhti Jasir Bajramin për rezultatin 0:1 dhe për fitoren e dytë të Llapit, në dy xhirot e para të stinorit të ri të Superligës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *