Java II: Vllaznia Pozheran – Llapi

Ndeshja transmetohet në Supersport Kosova.

Podujevë, 24 gusht, 2017 – Vllaznia Pozheran dhe Llapi takohen të premten në stadiumin e qytetit në Gjilan në kuadër të javës së dytë të Vala Superligës. Përballje kjo që vlerësohet e rëndësishme, si për Vllazninë ashtu edhe për Llapin. Vllaznia synon të marrë pikët e para në Superligë, ndërsa Llapi ta vazhdoj serinë e fitoreve.

Ç’është e vërteta, Llapi e gëzon epitetin e favoritit dhe në Gjilan udhëton për ta mbrojtur këtë epitet, kurse vendasit për t’u rikthyer rezultateve pozitive pas humbjes kundër Feronikelit, në javën e parë.

Java II:

Vllaznia(P) – Llapi

E premte, 25 gusht – ora 16.30

Stadiumi i qytetit në Gjilan

Gjyqtarë: Besfort Kasumi, Meriton Berisha, Imran Kabashi, Alban Shala

Transmetim i drejtpërdrejt në Supersport Kosova

Fotografia e Tahir Batatina

Tahir Batatina: Të qetë dhe pa presion

“Ne do të shkojmë të qetë dhe pa presion, duke e ditur që presioni kalon mbi skuadrën vendase dhe ne do ta aplikojmë lojën tonë e të qetë, duke iu qasur taktikës tonë të lojës, si dhe duke e respektuar maksimalisht kundërshtarin. Jemi komplet dhe nuk kemi mungesa. Ashtu si kam planifikuar, ashtu do të paraqitem. Si përparësi e kemi lojën kolektive”, deklaroi Batatina para ndeshjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *