Vllaznia Pozheran – Llapi, të premten më 25 gusht

Ndeshja nis nga ora 16:30 në stadiumin e qytetit në Gjilan

Podujevë, 22 gusht, 2017 – Vllaznia e Pozheranit dhe Llapi takohen në ndeshjen hapëse të javës së dytë të Vala Superligës.

Pas fitores minimale(1:0) ndaj Drenicës, Llapi udhëton në Gjilan për tu përballur me Vllazninë e Pozheranit, që në javën e parë humbi nga Feronikeli(1:0).

Në takimet mes Vllaznisë dhe Llapit, fitorja më e thellë i ka takuar Llapit me rezultat 0:11, në vitin 1973 para luftës.

Ndeshja e fundit para se Llapi të hynte në Superligë ishte zhvilluar në Pozheran, ku Llapi kishte fituar me rezultat 1:3, ndërsa në Podujevë Llapi kishte triumfuar me rezultat 3:0.

Në dy ndeshjet e fundit, bilanci i golave mes dy skuadrave është 6:1 në të mirë të Llapit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *