Java I: Llapi – Drenica 1:0

Goli i vetëm u shënua nga Mirlind Daku

Podujevë, 19 gusht, 2017 – Llapi e ka nisur mbarë edicionin e ri 2017/18 duke realizuar fitore ndaj Drenicës me rezultatin 1:0. Nën presionin e temperaturave të larta që e shtynë gjyqtarin të ndërpriste ndeshjen për disa minuta për freski, Llapi ia doli ta mposhtë Drenicën me golin e Dakut, pas një krosimi nga Benjamin Emini që e nis edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme.

Edhe shikuesit mbushën tribunën me kohë, por në pjesën e parë nuk panë diçka serioze përveç një super-gjuajtje të Zhdrellës që përpak shkoi mbi portën e Nezirit.

Java I

Llapi – Drenica 1:0 (0:0)

Golashënues: Mirlind Daku 55′

Shikues: afro 1000

Llapi (4-2-3-1): 13. Afrim Ademi – 18. Ilir Blakqori, 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 8. Benjamin Emini – 16. Hamdi Namani(10. Edon Zeqiri), 6. Kushtrim Shabani, 45. Valon Zeqiri(11. Florim Berbatovci), 7. Mentor Zhdrella, 23. Leart Emini(9. Gentrit Begolli), 19. Mirlind Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

Drenica: 20. Flamur Neziri – 16. Azem Bejta, 5. Visar Berisha, 14. Sami Geci, 19. Adnan Haxhaj – 4. Dugagjin Gashi, 21. Taulant Dajaku, 6. Arbios Thaçi, 9. Genc Hamiti, 15. Armend Abazi, 10. Enis Zabërgja. Kryetrajner: Bekim Shotani.

Komenti:

Llapi ndeshjen e parë të kampionatit, ka rrëmbyer tre pikët e para duke shënuar fitore mjaft të vështirë ndaj Drenicës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0:0, pa shumë raste shënimi pas vapës së madhe që mbretëronte në këtë pjesë lojë.

Në pjesën e dytë, Llapi realizoi me anë të Mirlind Dakut, pasi morri një top të mirë nga Benjamin Emini dhe me kokë tundi portën e Nezirit, ndodhi kjo në minutën e 55-të.

Edhe në vazhdimësi, Llapi u tregua më i rrëzikshëm, ndërsa drama vazhdoi në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Raste patën Daku, Emini, Begolli e Zhdrella por pa ndryshuar gjë.

Në fund Llapi arriti ta mbrojë rezultatin dhe arriti të shënoj fitoren e parë kampionale ndërsa në javën e dytë udhëton në Gjilan për tu përballur me Vllazninë e Pozheranit.

Petrit Miftari & Shefqet Jashari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *