Miqësore: Llapi 1:0 2 Korriku

Ndeshjen e vendosi goli i bukur i Valon Zeqirit.


 

Podujevë, 29 korrik, 2017 – Llapi ka fituar testin e radhës përgaditor ndaj 2Korrikut me rezultat 1:0. Në një ndeshje tejet interesante dhe të përcjellur nga një numër i konsiderueshëm shikuesish, ishte skuadra e Llapit që arriti të fitonte me rezultat jo edhe aq të lartë, por për të testuar formën e ekipit.

Pjesa e parë ishte e barabartë dhe me Llapin që po arrinte më shpejtë tek porta e mysafirëve por pa arritur të gjente golin. Për 2 Korrikun nuk pati ndonjë rast që vlenë të cekët, ani pse futbollistët ishin mjaft të disponuar për lojë. Mundësinë më të mirë në pjesën e parë nuk e shfrytëzoi Mirlind Daku i cili gjuajti bukur por topi shkoj pranë portës mysafire.

Pjesa e dytë ishte më dinamike. Menjëherë lojtarët e Llapit po tentonin të gjenin golin. Valon Zeqiri, lojtari më i mirë në ndeshje shënoi një gol të bukur i cili u ndihmua edhe nga njëri nga mbrojtësit e 2 Korrikut dhe Llapi kaloi në epërsi 1:0. Trajneri Tahir Batatina, nxorri nga loja disa nga futbollistët titullar dhe futi në pjesën e dytë disa lojtarë të rinj. Në pjesën e dytë vlenë të cekët rasti i minutës 68 kur Edon Zeqiri goditi bukur, por traversa i mohoi golin. Në këtë periudhë nuk pati diçka për tu përmendur dhe Llapi fitoi duelin 1:0 ndaj 2Korrikut.

Llapi – 2 Korriku 1:0 (0:0)

Golashënues: Valon Zeqiri 53′

Shikues: afro 150

Llapi: Mustafi – B. Emini, Blakqori, Jashari, Sinani, Shabani, Namani, L. Emini, V. Zeqiri, Zhdrella, Daku. Kryetrajner: Tahir Batatina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *