Zyrtare: Finalja e Digitalb Kupës, Llapi – Besa zhvillohet në “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Tashmë edhe dihet stadiumi ku do zhvillohet ndeshja Llapi – Besa në kuadër të Digitalb Kupës. Stadiumi që ka caktuar FFK për zhvillimin e ndeshjes do jetë “Riza Lushta” në Mitrovicë, ku i zhvillon ndeshjet si vendas skuadra e Trepçës ’89. Ndërkohë është caktuar edhe orari i ndeshjes, më 31 maj 2017 nga ora 16.30.
 
Ja njoftimi i plotë i FFK-së:
 
“Ndeshja finale e Digitalb Kupës së Kosovës, ndërmjet Llapit dhe Besës, do të zhvillohet më 31 maj (e mërkurë), në orën 16:30, në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Ndërkohë, të premten do të bëhet tërheqja e shortit se cila nga këto dy skuadra do të jetë në cilësinë e vendasit. Të rikujtojmë se fituesi i Digitalb Kupës së Kosovës do të fitojë 20 mijë euro, ndërsa finalisti 10 mijë euro. Llapi në rast se i gëzohet kupës do ta sigurojë edhe pjesëmarrjen në garat parakualifikuese për Europa League, derisa në rast të triumfit të Besës, dalja në parakualifikimet për Europa League do t’i mundësohet Prishtinës si nënkampione e Vala Superligës, ngase Besa nuk e ka ndjekur deri në fund procesin e licencimit për garat evropiane”, thuhet në njoftimin e FFK-së, përcjellë Llapifc.com.
Fotografia e Egzon Nimani
Foto: Stadiumi “Riza Lushta”
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *